Aktualitet

Himara kaloi natën mes flakëve: Zjarri dogji banesa, u evakuuan banorë e turistë! Ja si është situata sot (VIDEO)

Pas disa orësh ndërhyrjeje nga forcat në terren, zjarri u vu nën kontroll rreth orës 02:00 të mëngjesit e sotëm, teksa ka nisur edhe ndërhyrja me helikopter për shuarjen e vatrave të mbetura, ndërsa situata raportohet në përmirësim.

zh.ll
Himara kaloi natën mes flakëve: Zjarri dogji banesa, u evakuuan
zjarri ne himare

HIMARË- Himara kaloi një natë tmerri mes flakëve që vijuan prej orësh duke djegur banesa dhe sipërfaqe të mëdha ullishtesh, por fatmirësisht pa persona të lënduar. Pas disa orësh ndërhyrjeje nga forcat në terren, zjarri u vu nën kontroll rreth orës 02:00 të mëngjesit e sotëm, teksa ka nisur edhe ndërhyrja me helikopter për shuarjen e vatrave të mbetura, ndërsa situata raportohet në përmirësim.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se Forcat e Armatosura vijuan gjatë gjithë natës angazhimin në terren, në kuadër të operacionit për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e komunitetit. Sipas ministrisë, në terren u angazhuan 171 efektivë dhe 10 mjete, ndërsa në gatishmëri qëndruan edhe një mjet zjarrfikës dhe një ambulancë e Forcave të Armatosura.

“Himarë, ku gjatë natës së kaluar Forcat e Armatosura vijuan angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së krijuar nga zjarri.171 efektivë, 10 mjete në terren, 1 mjet zjarrfikës dhe 1 ambulancë nga Forcat e Armatosura ishin në gatishmëri dhe pranë komunitetit, në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës. Mirënjohje dhe respekt për secilin prej tyre“, tha ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Zjarri në Himarë nisi pasditen e së premtes dhe përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme, duke djegur disa banesa dhe duke detyruar banorët të evakuoheshin nga banesat e tyre, si dhe turistët nga zona e rrezikuar. Nga hetimet paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia njerëzore. Për ngjarjen, dy persona janë shoqëruar në komisariat, pasi dyshohen për zjarrvënie./ZËRI

Poll

MOS HUMB