Aktualitet

Drogë me postë nga SHBA, arrestohet i riu në Tiranë (EMRI)

Në cilësinë e provës materiale është sekurestruar 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC. 

E.K
Drogë me postë nga SHBA, arrestohet i riu në Tiranë (EMRI)
Momenti i arrestimit

TIRANË- Ilir Sefa, 27 vjeç është vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të mërkurë pasi akuzohet për trafik droge. Sipas bluve të kryeqytetit, Sefa transportonte drogë nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke përdorur shërbimin postar. Në cilësinë e provës materiale është sekurestruar 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC. 

Të riut i kishte ardhur një kuti me postë nga Shtetet Bashkuara të Amerikës, brenda së cilës u gjet lëndë narkotike. Agjentët e Antidrogës së Tiranës punuan disa muaj për të dokumentuar veprimtarinë kriminale, pas dyshimeve se nga përtej oqeanit sillej drogë, ndërsa në operacionin “Atlanta” ra në pranga 27-vjeçari dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij 21 vjeç.

Në kutinë prej kartoni, e futur në disa qese plastike me synim kamuflimin dhe fshehjen në skanerët e postës, antidroga gjeti 1 kg e 600 gramë kanabis sativa, me një përqindje të lartë THC, përbërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit, e cila u sekuestrua. Droga ishte nisur nga Atlanta e Shteteve të Bashkuara, ndërsa pritësit synon ta nxirrnin në tregun e Tiranës dhe jo vetëm. Policia tashmë ka filluar një hetim edhe për shërbimet postare, të cilat gjithmonë e më shumë po përdoren për trafikim të lëndëve narkotike dhe ky është rasti i dytë që zbulohet në dy muajt e fundit, me skemë identike.

 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “Atlanta”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike cannabis sativa, nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.
Sekuestrohen 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së

Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Atlanta". Si rezultat u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit F. L., 21 vjeç. Këta shtetas kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar. Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB