Aktualitet

Drogë me postë nga SHBA! 27-vjeçari lihet në burg: Nuk ishte e imja, e mora për një mik

Shtetasi Fabian L. që përmend Sefa, është shpallur në kërkim policor pasi nuk u bë e mundur kapja e tij.

f.t
Drogë me postë nga SHBA! 27-vjeçari lihet në burg: Nuk
Ilir Sefa

TIRANË-Ilir Sefa është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për trafikim lëndësh narkotike. Sefa u arrestua pasi u kap duke marrë një pako me drogë e mbërritur nga Shtetet e Bashkuara me postë. 27-vjeçari iu qëndroi deklarimeve të dhëna pas arrestimit duke mos dhënë shpjegime të tjera në gjykatën penale.

“Drogën nuk e prisja unë. Më tha një djalë që e kam në lagje, me emrin Fabian të shkoja ta merrja tek posta. Nuk e dija çfarë kishte brenda”, ka pretenduar Sefa në deklarimet paraprake.

Shtetasi Fabian L. që përmend Sefa, është shpallur në kërkim policor pasi nuk u bë e mundur kapja e tij.

Avokati i Sefës, Erjon Kullolli, kërkoi masë më të butë sigurie si arrest në shtëpi ose arrest në burg me afat, për ti dhënë kohë Prokurorisë që të provojë ose jo dijeninë e të arrestuarit mbi drogën. Kërkesë që megjithatë u rrëzua nga gjykata që pranoi kërkesën e prokurorisë dhe caktoi arrest në burg për të riun.

Sefës i kishte ardhur një kuti me postë nga Shtetet Bashkuara të Amerikës, brenda së cilës u gjet lëndë narkotike. Agjentët e Antidrogës së Tiranës punuan disa muaj për të dokumentuar veprimtarinë kriminale, pas dyshimeve se nga përtej oqeanit sillej drogë, ndërsa në operacionin “Atlanta” ra në pranga 27-vjeçari dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij 21 vjeç.

Në kutinë prej kartoni, e futur në disa qese plastike me synim kamuflimin dhe fshehjen në skanerët e postës, antidroga gjeti 1 kg e 600 gramë kanabis sativa, me një përqindje të lartë THC, përbërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit, e cila u sekuestrua. Droga ishte nisur nga Atlanta e Shteteve të Bashkuara, ndërsa pritësit synon ta nxirrnin në tregun e Tiranës dhe jo vetëm. /ZËRI

Poll

MOS HUMB