Aktualitet

"Zvërneci"/ Sot protesta e 10-të, qytetarët protestojnë para Kryeminsitrisë: Piktori që shkarraviti Shqipërinë, dorëheqje!

Më pankarta në duar, qytetarët kanë vijuar thirrjet për dorëheqje të kryeministrit Rama: "Dorëheqje", "Shqipëria është e shqiptarëve” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”. 

zh.ll
"Zvërneci"/ Sot protesta e 10-të, qytetarët
pamje nga protesta

TIRANË- Për të 10-tën ditë radhazi qytetarët janë mbledhur në protestë duke kundërshtuar projektin në Zvërnec. Tubimi nisi në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”, teksa marshuan më pas drejt Kryeministrisë.

Më pankarta në duar, qytetarët kanë vijuar thirrjet për dorëheqje të kryeministrit Rama: "Dorëheqje", "Shqipëria është e shqiptarëve” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”. 

Nuk kanë munguar as pankartat që rikthejnë studentët: “Studentët janë këtu”, si dhe “Piktori që shkarraviti Shqipërinë”.

Paralelisht, protesta të ngjashme zhvillohen edhe në disa qytete të tjera të vendit.

Qytete të tjera të vendit i janë bashkuar valës së protestave që vijojnë prej 10 ditësh në Tiranë. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të Lezhës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre për situatën ekonomike dhe sociale me të cilën, sipas tyre, po përballet vendi.

Me flamuj në duar dhe pankarta kundër Edi Ramës, disa qytetarë në Fushë Krujë, u mblodhën në protestë kundër qeverisë.

Lushnjë po ashtu, për herë të parë qytetarët janë mbledhur në protestë. Që prej orës 18:00, disa qytetarë kanë dalë të protestojnë me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.

Mijëra qytetarë kanë mbushur çdo ditë sheshin përpara Kryeministrisë, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe duke kërkuar ndryshime politike.

5 kërkesat e qytetarëve ndaj qeverisë: dorëheqjen e qeverisë, shfyqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketë së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Vala e protestave është ndjekur edhe nga rrethet, ku qytetarët janë ngritur në Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan e Vlorë. Ndërkohë protestat kundër projektit në Zvërnec janë shtrirë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, ku shqiptarët kanë protestuar në SHBA, Gjermani, Itali, Zvicër, Britani, Bruksel e Vjenë./ZËRI

Poll

MOS HUMB