Aktualitet

I dënuar me 15 vite burg për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar (EMRI)

Nga ky dënim, Selimajt i kanë mbetur për të vuajtur 13 vite, 10 muaj dhe 19 ditë burgim.

zh.ll
I dënuar me 15 vite burg për trafikim të qenieve njerëzore,
foto ilustruese

TIRANË- Një 42-vjeçar shqiptar, Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu, është arrestuar nga autoritetet italiane me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Ai është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës në vitin 2017 për trafikim të qenieve njerëzore.

Nga ky dënim, Selimajt i kanë mbetur për të vuajtur 13 vite, 10 muaj dhe 19 ditë burgim.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit-I dënuar me 15 vjet burgim, për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali, 42-vjeçari.

Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu, 42 vjeç.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”. Nga dënimi, 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim.

Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Shqipëri.

Poll

MOS HUMB