Aktualitet

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin "special" të Laert Haxhiut me modelen e njohur: Nuk zgjati shumë!

Zv.drejtori i Burgjeve, mohon të ketë raste të tjera.

k.m.

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin "special" të Laert
Laert Haxhiu

TIRANË- Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj e ka pranuar takimin e të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhiut me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti. Në një intervistë që ai ka dhënë për "ReportTv", Sufaj është shprehur se takimi ka ndodhur por ka zgjatur shumë pak. E ndërkohë që në media qarkullojnë edhe iniciale të vajzave të tjera të ekranit që futen brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, zv.drejtori i Burgjeve, mohon të ketë raste të tjera.

Sufaj thotë se vetëm gjatë muajit qershor në burgje janë bërë 100 takime intime, duke iu referuar vetëm takimeve të të burgosurve me bashkëshortet ose bashkëjetueset, takime të cilat lejohen me ligj. Ndërkohë, sa i takon rastit të Haxhiut, Sufaj thotë se modelja në fjalë ka ardhur si e afërme dhe është futur në takim. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një takim të zgjatur, por është zhvilluar në dhomat e vizitave, duke theksuar se Drejtoria e Burgjeve ka marrë masa administrative pas këtij rasti.

“Në qershor janë bërë shumë takime ku 7 mijë e ca takime janë me familjarët, mbi 1 mijë me avokatët dhe 100 janë intime. Sipas ligjit këto takimet intime janë takime, që duhet që të jenë bashkëshortët, ose bashkëjetuesit e të dënuarit. U konstatua një shkelje e procedurave në burgun e Korçës, e cila vjen si e afërme dhe futet në takim. Dhe ne kemi marr qëndrimet tona administrative dhe nuk është konstatuar që të jetë një rast i dytë. Nuk ishte takim i zgjatur, por takim në dhomën e vizitave. Gjithë kjo zhurmë nuk dihet pse po bëhet,"- tha ai.

Modelja e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti ka vizituar për një takim special të dënuarin me burgim të përjetshëm që po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, Laert Haxhiu. Takimi ka ndodhur më 12 qershor 2025. Pajaziti, sipas një raporti sekret, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi zyrtarisht kishte planifikuar një takim me të dënuarin Vladimit Kurti, i cili është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e tregtarit, Agim Buçi, ngjarje e ndodhur në Kamëz. Por në fakt takoi Haxhiun./ZËRI

Poll

MOS HUMB