Aktualitet

Zjarr edhe pranë nënstacionit elektrik në Elbasan, shmanget rreziku për rrjetin energjetik

Për shkak të temperaturave të larta dhe erës, zjarri u përhap me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur u bë i dukshëm në të gjithë zonën.

M.K.
Zjarr edhe pranë nënstacionit elektrik në Elbasan, shmanget
foto nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Një vatër zjarri ka rënë pasditen e kësaj të mërkure, ku flakët përfshinë një plantacion me ullinj pranë nënstacionit elektrik 400 kV Elbasan–Mjekës–Cërrujë–Gramsh.

Për shkak të temperaturave të larta dhe erës, zjarri u përhap me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur u bë i dukshëm në të gjithë zonën. Afërsia e flakëve me nënstacionin elektrik ngriti shqetësime për një rrezik të mundshëm ndaj infrastrukturës energjetike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat punuan për disa orë për të vënë situatën nën kontroll. Falë ndërhyrjes së tyre, u bë e mundur izolimi i vatrës dhe shuarja e flakëve,dhe  shmangien e një incidenti më të rëndë në rrjetin elektrik.Nga informacionet paraprake nuk raportohet për dëme në rrjetin elektrik apo për persona të lënduar. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit, i cili mbetet ende i paqartë./ZËRI

Poll

MOS HUMB