Aktualitet

Grabitet në tren Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Milanit po kthehej nga funerali i Barezit

Gjatë kthimit të tij për në Romë persona të paidentifikuar i morën çantën nga hapësira e bagazheve.

F.I
Grabitet në tren Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Milanit po kthehej nga
Igli Tare

ITALI- Ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare ka rënë pre e një grabitje në tren. Tare ndodhej në Itali, ku mori pjesë në funeralin e legjendës së futbollit Franco Baresi. Gjatë kthimit të tij për në Romë persona të paidentifikuar i morën çantën nga hapësira e bagazheve.

Sapo mbërriti në stacionin “Roma Termini”, ish-futbollisti shqiptar iu drejtua menjëherë Policisë Hekurudhore të rajonit të Lazios për të denoncuar ngjarjen. Autori i dyshuar u identifikua nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe u arrestua brenda pak minutash, ndërsa çanta iu kthye menjëherë pronarit.

Grabitet në tren Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Milanit po kthehej nga
Igli Tare dhe dy efektivët italianë

Policia italiane e ndau rastin në rrjetet sociale, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe reagimin e menjëhershëm të Tares.

Poll

MOS HUMB