Aktualitet

Zjarri masiv në Labinot Mal avancon drejt Librazhdit, dronë dhe zjarrfikës në terren

Bëhet me dije se nuk është bërë e mundur ndërhyrje me automjete të mëdha për shkak të terrenit të vështirë, ndërs ekipet e emergjencës po punonë me mjete të posaçme për izolimin e flakëv

zh.ll

Zjarri masiv në Labinot Mal avancon drejt Librazhdit, dronë dhe

ELBASAN- Zjarri në Labinot Mal ka marrë përmasa të mëdha, teksa flakët të favorizuara nga era kanë avancuar drejt territorit të bashkisë Librazhd. Situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, pasi flakët janë duke përfshirë zona të gjera me sipërfaqe pyjore në fshatrat Gurakuq dhe Orenjë.

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Librazhd është vënë në gatishmëri të plotë për shuarjen e flakëve. Një grup prej 8 efektivësh të pajisur me mjetin e pyjores dhe fuoristradë të zjarrfikëses, kanë shkuar në vendngjarje, të cilët prej disa orësh, po përpiqen të izolojnë dhe të shuarjen e vatrave aktive

Bëhet me dije se nuk është bërë e mundur ndërhyrje me automjete të mëdha për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa ekipet e emergjencës po punonë me mjete të posaçme për izolimin e flakëve. Autoritetet po përdorin dronë për të monitoruar situatën dhe u bëjnë apel banorëve të shmangin çdo veprim që mund të nxisë përhapjen e zjarrit dhe të raportojnë çdo vatër të re./ZËRI/

 

Poll

MOS HUMB