Aktualitet

Zjarret në Peqin vijojnë me intensitet të lartë, pritet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa, krahas ndërhyrjes nga toka, pritet që gjatë ditës të vijojë edhe ndërhyrja nga ajri.

zh.ll
Zjarret në Peqin vijojnë me intensitet të lartë, pritet
zjarri ne peqin

PEQIN- Situata me zjarret në Peqin vijon të jetë problematike, pasi flakët po përhapen me intensitet të lartë. Që prej orës 05:00, në terren janë angazhuar qindra forca dhe dhjetëra mjete nga 11 bashki, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Aktive vijojnë të jenë vatrat në njësitë administrative Përparim dhe Pajovë. Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa, krahas ndërhyrjes nga toka, pritet që gjatë ditës të vijojë edhe ndërhyrja nga ajri.

Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë zonave të banuara, me qëllim mbrojtjen e banesave dhe të banorëve. Një natë më parë, si pasojë e flakëve, u dogj një banesë e vjetër, e cila nuk ishte e banuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB