
TIRANË- Kompleksi “Kika 2” në Tiranë është përfshirë nga flakët. Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa banorët e kompleksit janë evakuuar. Sipas pamjeve të mëposhtme zjarri është përhapur në kompleks, ndërsa shtëllunga tymi dalin nga banesa.
Zjarri ka rënë në katin e katër të kompleksit në një ambient zyre. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në paketën elektrike.
“Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve. Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi Policia.
/ZËRI