
TIRANË- Kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Deri më tani, nuk ka asnjë informacion se përse ai ndodhet në ambientet e SPAK. Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Marinaj tha se nuk është në hetim, ku shtoi se nuk është i përfshirë në një grup kriminal. Marinaj tha se akuzat ndaj tij janë mashtrime.
“Më vjen keq nuk jam i përfshirë në asnjë grup kriminal. Janë mashtrime. Nuk jam në hetim”, u shpreh Marinaj.
Partia Demokratike një vit më parë iu drejtua me një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj. Asokohe, sipas PD-së, Marinaj akuzohej nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës./ZËRI