
FOTO ILUSTRUESE
DURRËS- Një 50-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është dënuar për tre vepra penale në Itali. Sipas Policisë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2015, Gjykata e Apelit e Fermos në Itali e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. /ZËRI
Poll