Aktualitet

Zjarr në Malin e Tërbunit në Pukë, forcat zjarrëfikëse nuk arrijnë të ndërhyjnë për shkak të terrenit

Në terren kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të qytetit dhe ato pyjore, por për shkak të mungesës së rrugëve është bërë e pamundur ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse.

l.k
Zjarr në Malin e Tërbunit në Pukë, forcat
Pamje nga zjarri në Pukë

PUKË- Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në Pukë. Mësohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e quajtur Fushë-Lajë, në Malin e Tërbunit, i cili ndodhet pranë qytetit.

Në terren kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të qytetit dhe ato pyjore, por për shkak të mungesës së rrugëve është bërë e pamundur ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse. Sipas informacioneve paraprake, forcat operacionale po veprojnë me mjete rrethanore me qëllim izolimin e flakëve.

Zjarri po favorizohet edhe nga era e fortë, ndërsa dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB