KLOS- Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Kujtime, në Bashkinë e Klosit. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur disa mullarë me bar dhe pemë frutore. Për shkak të erës, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe zjarri është përhapur në pyllin pranë fshatit, duke rrezikuar edhe banesat.
View this post on Instagram
Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të bashkisë dhe forcat zjarrfikëse, ndërsa banorët kanë bërë thirrje për ndërhyrje nga ajri, pasi situata mbetet e rënduar. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit./ZËRI