Aktualitet

Tragjike në Pogradec! I riu hidhet nga varka, mbytet në liqen (EMRI+VIDEO)

Sipas të dhënave paraprake, Kërtis Rizvani ka qenë së bashku me dy persona të tjerë në varkë.

l.k
Tragjike në Pogradec! I riu hidhet nga varka, mbytet në liqen
pamje nga vendngjarja

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec, ku një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën pasi është hedhur nga një varkë në liqen.

Sipas të dhënave paraprake, Kërtis Rizvani ka qenë së bashku me dy persona të tjerë në varkë. Ai është hedhur nga varka në ujë, por fatkeqësisht nuk ka dalë në sipërfaqe dhe është mbytur.

Grupi hetimor ndodhet në terren për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që dy personat që kanë qenë me viktimën në varkë të dëshmojnë para policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB