Aktualitet

Zjarr gjatë natës në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati në kompleksin "Aura" në Laprakë (VIDEO)

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një prej godinave të kompleksit.

zh.ll
Zjarr gjatë natës në Tiranë, përfshihet nga flakët
vendngjarje

TIRANË- Një vatër zjarri është raportuar gjatë orëve të natës në Tiranë. Konkretisht, ëshë përfshirë nga flakët një pallat në kompleksin "Aura" në Laprakë, duke alarmuar banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një prej godinave të kompleksit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes në struktura të tjera të ndërtesës. Megjithatë, banorët e zonës kanë shprehur shqetësim për mënyrën e reagimit, duke pretenduar se ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse nuk ka qenë e menjëhershme, gjë që sipas tyre mund të ketë ndikuar në përmasat e zjarrit.

Deri tani nuk ka detaje zyrtare mbi shkakun e flakëve apo nëse nga incidenti ka persona të lënduar. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB