Aktualitet

Zhdukja e Martinajt/ Furça e dhëmbëve “zbuloi” ish-bosin e lojërave të fatit! ADN e tij u gjet në hotelin pranë Rinasit

Në dhomën 406 ku ai qëndronte gjeti një pistoletë me mbishkrimin SIG, një krehër me 7 fishekë 9mm luger, një çantë me mbishkrimin Audi Sport, ku brenda saj u gjet një fishek model 56 kalibër 7.62 mm, jelekë me mbishkrimin “policia”, portofolë dhe bexha policie, maska me ngjyrë të zeze me tre vrima, doreza antiplumb dhe dy pranga.

F.I
Zhdukja e Martinajt/ Furça e dhëmbëve “zbuloi”
Ervis Martinaj

TIRANË-Në një vendim të dhomës së këshillimit në Gjykatën e Lartë në mars të këtij viti, jepen të dhëna për mënyrën sesi Ervis Martinaj, i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022, u vu nën akuzë edhe për mbajtjen e municioneve dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës së policisë. 

Policia nuk arriti ta kapë në kohën e ngritjes së akuzës Ervis Martinajn, por prova e fortë që ka është pikërisht përdorimi i furçës së dhëmbëve në hotelin ku ai qëndronte. Në dosjen e Gjykatës së Lartë thuhet se rezultatet e ADN-së nga mbetjet në furçën e dhëmbëve dhe veshjeve të gjetura në dhomë, përcaktuan të jenë identik me profilin gjenetik të Ervis Martinajt.

Bëhet fjalë për hotelin Zeus Garden, afër Rinasit, në pronësi të Armand Mërlikaj dhe Ergys Mërlikaj, ku policia më 19 maj 2022 ushtroi kontrolle pas marrjes së informacionit se Martinaj gjendej në këtë hotel.

Sipas përshkrimit të ngjarjes në dosjen e Gjykatës së Lartë, efektivët nuk e gjetën Martinajn, por në dhomën 406 ku ai qëndronte gjeti një pistoletë me mbishkrimin SIG, një krehër me 7 fishekë 9mm luger, një çantë me mbishkrimin Audi Sport, ku brenda saj u gjet një fishek model 56 kalibër 7.62 mm, jelekë me mbishkrimin “policia”, portofolë dhe bexha policie, maska me ngjyrë të zeze me tre vrima, doreza antiplumb dhe dy pranga.

Pas bastisjes së dhomës, menjëherë policia arrestoi dy pronarët Mërlikaj, ndërkohë që prej këtij fakti dhe moskallëzimit të krimit e pësoi edhe menaxherja e hotelit Dea Pistolja.

“Në kuadër të veprimeve hetimore është vendosur kqyrja e ekspertimit biologjik vlerësues I provave materiale të sekuestruara, ekspertimit daktiloskopik krahasues, ekspertimit Teknik balistik të armës së sekuestruar dhe 8 fishekëve, ekspertimit kimik të rrobave të sekuestruara nëse në këto rroba do të konstatohen mbetje të faktorëve plotësues të qitjes me armë zjarri. Organi procedues ka vijuar me marrjen në pyetje në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, shtetasen Dea Pistolja, menaxhere në hotel Zeus Garden dhe Armand Merlika e Ergys Merlika ortakë në hotel Zeus Garden.

Në vijim është administruar akti I ekspertimit biologjik AND nr 11006 në datë 23.11.2025 në rezultat të të cilit përcaktohet se profili gjenetik human I plotë I seksit mashkull I përfituar nga mbetjet në furçën e dhëmbëve në dental kit dhe veshjet e gjetura përputhet dhe është identik me profilin gjenetik të emërtuar Ervis Martinaj, në sistemin Codis”, thuhet në dokumentin e Gjykatës së Lartë./newsbomb.al

Poll

MOS HUMB