Aktualitet

Zhduket pa gjurmë në Spanjë, Miklovan Danaj! MESAZH-familjes: Është vrarë, mos e kërkoni

Miklovan Danaj ka qenë në burg në Itali për 3 muaj.

F.I
Zhduket pa gjurmë në Spanjë, Miklovan Danaj! MESAZH-familjes:
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Miklovan Danaj është zhdukur në Spanjë pa asnjë gjurmë prej datës 11 Maj. Danaj është babai i një fëmije të mitur dhe nuk ka asnjë të dhënë rreth fatit të tij që prej datës 11 maj.

News24 shkruan se personi i fundit që e ka takuar ka qenë bashkëshortja e tij, e cila ka bërë denoncimin në Spanjë për humbjen e kontakteve me burrin e saj. Denoncim është bërë edhe në Policinë e Shkodrës.

Pas zhdukjes së tij një person ka shkuar tek familja e tij dhe u ka thënë që “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”. Miklovan Danaj ka qenë në burg në Itali për 3 muaj. Familjarët kanë dyshime se ai është vrarë dhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.

Ky është rasti i dytë i zhdukur prej muajsh, ku kujtojmë se ende nuk ka asnjë shenjë nga Eraldo Muça, një prej miqëve më të ngushtë të të ndjerit Aleksandër Sadikaj, i cili rezulton i humbur prej muajit qershor. Familja ka ngritur dyshime të forta se atij mund ti ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, për motive hakmarrje, por policia nuk përjashton as pista të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB