Aktualitet

Zhduken dy persona në Vlorë, familjarët japin alarmin në polici

Familjarët kanë denoncuar si të zhdukur në policinë e Vlorës një djalë 31-vjeçar, dhe një burrë 62-vjeç

E.K
Zhduken dy persona në Vlorë, familjarët japin alarmin në
POLICIA VLORE

VLORË- Dy persona janë zhdukur në qytetin e Vlorës, ndërkohë që familjarët e tyre kanë bërë kallëzimin në Polici.

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja P. Dh., se që prej datës 02.10.2024, ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin Dh. Dh., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, në këtë komisariat ka bërë kallëzim shtetasja R. B., se që prej datës 23.09.2024, ka humbur kontaktet me babanë e saj, shtetasin E. B., 62 vjeç, banues në Vlorë.

Policia thotë se po punohet për gjetjen e këtyre dy personave, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB