Aktualitet

‘Me të kaluar gardhi hapni zjarr’, audiopërgjimi për 21 Janarin, Hoxha: Janë 34 minuta dialog, ministri kërkon mjet të blinduar

Gazetari ka publikuar një pjesë të audiopërgjimit, i cili nga dje është në duart e SPAK

E.K
‘Me të kaluar gardhi hapni zjarr’, audiopërgjimi për
artan hoxha

TIRANË- Ditën e djeshme gazetari Artan Hoxha dorëzoi në SPAK, një audiopërgjim të 21 Janarit, ku dëgjohen urdhërat që jep kreu i gardës Ndrea Prendi për të qëlluar me armë në drejtim të protestuesve.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha publikoi një pjesë të vogël të regjistrimit ku bëhet fjalë për të shtënat që mendohet se u kanë marrë jetën 4 njerëzve në bulevard dhe urdhrat e drejtuesve të Gardës. 

“Komunikimi është në radio dhe kur je në ambient të hapur ka interferim. Janë 8 të shtëna dhe e ka lënë radion hapur. Janë të shtëna pistolete. Ndërsa Agim Llupo ka gjuajtur me MP5. Ziver Veizi është vrarë me duar në xhepa. Faik Myrto është vrarë nga Ndrea Prendi ka qenë në anën tjetër të trotuarit.

Fakti që kemi 2 të vrarë pa autorë e bëri Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut që ta detyrojë Shqipërinë që të hetojë për këtë rast dhe të certifikojë se vrasjet janë bërë nga shteti.

Kjo është një pjesë e këtij momenti, sapo jepet urdhri për vrasje dhe sigurisht... Janë 34 minuta dialog mes gardistëve. Është komunikimi që bën Ndrea Prendi me drejtuesit kryesorë të gardës, kryesisht të Batalionit Special të njësisë speciale. Regjistrimi fillon 12 minuta para vrasjeve dhe vazhdon 22 minuta pas vrasjeve. Aty vjen drejtori i përgjithshëm, ministri kërkon një mjet të blinduar. Drejtori i gardës në fund kërkon një bilanc se sa gardistë janë dëmtuar.

Në asnjë moment nuk flasin për njerëz që mund të jenë vrarë ose plagosur në atë moment. Vetëm ai kërkon me insistim, ndaloni dhe ndalojnë menjëherë"- tha Hoxha.

Pjesë nga regjistrimi

Ndrea Prendi: Artan, dëgjon?

Artan Hoxha, zv/komandanti i Gardës: Dëgjoj, dëgjoj

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do të hapet zjarr luftarak

Zv/komandanti: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri

Ndrea Prendi: Dashamir, dëgjuat?!

Dy efektivë të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta, ta, ta gjakos.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!


Hoxha tha se SPAK do të thërrasë të gjithë personat e përfshirë, madje edhe kryeministrin dhe ish kryeministrin. 

"Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që erdhi pas vendimit të Strasburgut, SPAK u detyrua ta hetojë këtë çështje. Për ironi të fatit e ka i njëjti prokuror që ka përfaqësuar SPAK në Gjykatën e Lartë. SPAK e ka nisur çështjen. 

Kërkesa e prokurorisë ishte të dorëzohej një regjistrim audio, që ka fiksuar komunikimet në kanal të veçantë të zinxhirit komandues të gardës, para, gjatë dhe pas vrasjeve.

Vrasjet nuk janë bërë siç është vendimi i gjykatës deri tani, që te jenë vrarë nga pakujdesia. Është thënë që Garda nuk ka patur server të komunikimit në radio. Ndërkohë i kemi parë se kemi qenë aty, ata punonin me radio. Edhe në procedurën e gardës, është komunikimi me radio marrëse.

Unë kam patur kasetën, kemi gjetur kasetën e cila ka regjistruar komunikimet në radio. Kaseta tregon se vrasjet janë bërë me urdhër. Jepet urdhri për t’u qëlluar në trup. Momenti kur qëllohet është 7 sekonda. Ky komunikim është vetëm i drejtuesve të Gardës. Aty del vetëm ish drejtori i policisë së shtetit. Madje, ai komunikon me komandatin e Gardës, i thotë hajde shpejt se nuk kam kohë të të pres, pra duket se komandanti i Gardës është autonom.

Regjistrimi është aksesuar me diktofon, që ka patur akses në kanalin që komunikonin drejtuesit e Gardës. E kam publikuar në janar 2023. Na u kërkua ta çonim në Prokurorinë e Tiranës dhe nuk e çuam, sepse ata kishin 12 vite dhe nuk kishin bërë asgjë.

Nuk është thirrur asnjë nga personazhet e nivelit të lartë, këtë gjë nuk e bënte dot prokuroria.

Përse kërkonim t’ja çonim SPAK? Të njëjtën linjë ka mbrojtur kreu i SPAK. Në regjistrim komunikohet me kode, unë kam deshifruar disa prej tyre.

Nëpërmjet kodeve e shikon kush janë. Një pjesë e mirë e atyre, nuk janë më grusht bashkuar, por kanë mundësi të flasin. E dyta, nuk ka mundësi sot të bëhet i njëjti presion si në atë kohë.

Pjesa dërrmuese e provave janë fiksuar, por mungojnë dëshmitë dhe deklarimet, e njerëzve që thirrën protestën, menaxhuan protestën dhe më pas fshehën provat.

Aty del që të shtënat kanë ardhur në momentin kur intensiteti ka rënë. SPAK sot, për shkak të mjeteve që ka, burimeve njerëzore, situatës, është mundësia e fundit që të mund të hetohet kjo ngjarje. Kemi ende dy të vrarë pa autor, janë vrasje në mes të bulevardit. Momenti më kryesor, që i shërben hetimit, është momenti kur jepen urdhërat", tha Hoxha. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB