Aktualitet

FOTO- Kush është Enea Themollari, 26-vjeçari që vdiq pas përplasjeve Nikolli-Dumani

Për gati tre muaj Enea Themollari luftoi për me plagët që i shkaktoi dera e banesës që ra pas tritolit që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli

E.K
FOTO- Kush është Enea Themollari, 26-vjeçari që vdiq pas
enea themollari

TIRANË- Personi që shihni në foto është 26-vjeçari Eena Themollari, viktima e pafajshme e një shpërthimi me tritol që ndodhi në mesin e muajit Korrik në qytetin e Elbasanit, i cili kishte si shënjestër motrat nga Lezha, Xhovana dhe Alda Nikolli.

Enea ishte duke shkuar në tualet gjatë natës, në momentin që ndodhi shpërthimi me tritol, dhe dera e banesës e cila u shemb i shkaktoi dëmtime të rënda në kokë. Për rreth 3 muaj ai u mbajt në reanimacionin e spitalit të Traumës në Tiranë, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi që të mbijetonte.

Familja është në shok nga kjo humbje e parakohshme, aq më tepër në rrethana të tilla, ku djali i tyre ishte tërësisht i pafajshëm, dhe pa asnjë lidhje me intrigat që kanë ndodhur muajt e fundit mes motrave Nikolli dhe të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Teksa Alda dhe Xhovana Nikolli vazhdojnë të reklamojnë jetën e tyre të luksit në rrjetet sociale, e Dumani të vazhdojë me gjasa aktivitetin e tij kriminal nga burgu, familja Themollari ka hapur dyert e mortit, për të përcjellë në lule të rinisë drejt banesës së fundit, djalin e tyre, Enean. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB