Aktualitet

Zbuohet magazina me fishekzjarre ku blinin protestuesit, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari

Blutë njoftojnë se nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk ishte i pajisur as me licencë për shitjen e tyre dhe as me dokumentacionin shoqërues të blerjes.

F.I
Zbuohet magazina me fishekzjarre ku blinin protestuesit, arrestohet në
pamje nga magazina

TIRANË-Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se furnizonte me fishekzjarre personat e maskuar që morën pjesë në protestën e së shtunës, për t'i përdorur në veprime të dhunshme. I riu u arrestua në flagrancë, teksa në banesën e tij, në rrugën “Zela”, policia gjeti 47 pako me fishekzjarre, të cilat u sekuestruan. Blutë njoftojnë se nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk ishte i pajisur as me licencë për shitjen e tyre dhe as me dokumentacionin shoqërues të blerjes.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Fireworks 2”.

Zbulohet një tjetër banesë ku mbaheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, për t’ua shitur shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve.

Arrestohet pronari i banesës ku u gjetën 47 pako me fishekzjarre, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që furnizojnë pjesëmarrës në tubimet e fundit, me sende të kundërligjshme, me qëllim kryerjen e veprimeve të dhunshme kundër punonjësve të Policisë, si dhe kundër objekteve publike dhe private, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireworks 2”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 32 vjeç.

Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Zela”, u gjetën 47 pako me fishekzjarre.

Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk ishte i pajisur as me licencë për shitjen e tyre dhe as me dokumentacionin shoqërues të blerjes.

Ndërkaq, nga hetimet dyshohet se ky shtetas iu ka shitur shtetasve të maskuar, pjesëmarrës në tubimin e ditës së shtunë, lëndë piroteknike, për përdorim për veprime të dhunshme.

Hetimi vijon për të dokumentuar rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas në tjerë të mund të jenë përfshirë në të.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB