Aktualitet

Çfarë ndodhi mbrëmë në Korçë? Theu “Arrestin në shtëpi” dhe plagosi me thikë 19-vjeçarin, në pranga 23-vjeçari

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua thika, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis.  Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua thika, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis. 

zh.ll
Çfarë ndodhi mbrëmë në Korçë? Theu
arma dhe lenda narkotike qe iu gjet ne banese

KORÇË- Një sherr mes të rinjve në Korçë pasditen e djeshme përfundoi në plagosjen e një 19-vjeçari. Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori 23-vjeçar është arrestuar pas disa orësh ndjekjeje. 

Sipas policisë, 23-vjeçari,  i cili ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dyshohet se ka plagosur me thikë në këmbë 19-vjeçarin. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua thika, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis. 

Njoftimi i Policisë:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe plagosi me thikë një 19-vjeçar, kapet pas disa orësh ndjekjeje nga Policia.

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, një sasi lënde narkotike kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.

Në lagjen nr. 4, Korçë, gjatë një konflikti, shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin M. A., 19 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Korçë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit R. I., 23 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan thikën e përdorur gjatë konfliktit, një sasi lënde narkotike kanabis dhe një objekt në formë pistolete, në ngjyrë të zezë, që përdorej me sfera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Poll

MOS HUMB