Aktualitet

Zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit: Ja si u njoha me Talo Çelën dhe Erion Alibej

Dumani ka treguar si është njohur me Talo Çelen dhe Erion Alibej.

F.I
Zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit: Ja si u njoha me Talo Çelën
Talo Çela, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej

TIRANË-Bashkëpunëtorit i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar dëshminë e tij në GJKKO në megaprocesin “Plumbi i Artë”. Dumani i është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve dhe ka treguar si është njohur me Talo Çelen dhe Erion Alibej.

Pjesa nga seanca e pyetje-përgjigjeve në GJKKO:

Avokati Qani Hasa: Kur je njohur me Talo Çelën dhe në ç'rrethana?

I penduari Dumani: Talon e kam njohur në fund 2009, fillim 2010. E kam njohur nga Ilirjan Feçi.

Avokati Hasa: Keni pasur momente të qëndroni në banesën e tij.

I penduari Dumani: Po, i kam qënë, por edhe ka qenë te shtëpia ime. Talo jetonte vetëm.

Avokati Hasa: A kishte vëllezër?

I penduari Dumani: Po kishte dy.

Avokati Hasa: A kishe informacion me lëvizjet e Bujar Çelës, vëllait?

I penduari Dumani: Po, ishte në shërbim të Talos. Kamufloheshin si taksixhi.

Avokati Hasa: Kur e ke njohur Erion Alibej?

I penduari Dumani: Janar-shkurt 2020.

Avokati Hasa: Ç’marrëdhënie krijuat?

I penduari Dumani: Shoqërore. E kam takuar gjithmonë tek shtëpia e tij.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen 'Plumbi i Artë' përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB