Aktualitet

Zbardhen identitetet- Ish-dhëndri vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe u largua me ish-gruan

Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe Belere Plaka, e cila është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore

F.I
Zbardhen identitetet- Ish-dhëndri vrau ish-vjehrrin, plagosi
PAMJE NGA VENDNGJARJA

ROSKOVEC-Janë zbardhur identitetet e familjes së përfshirë në krimin e rëndë në Roskovec, ku 35-vjeçari fillimisht ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën 55 vjeç. 

Sipas familjarëve autori është 35-vjeçari Refit Buzi, i cili vrau me armë mëngjesin e sotëm ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe Belere Plaka, e cila është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit, bashkë me ish-bashkëshorten e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB