Aktualitet

Betonieria ra nga rrethotullimi i Saukut, Drejtoria e Transporteve: 2 egjiptianët nuk kishin patentë

Në deklaratën publike nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor thuhet se dy viktimat e aksidentit nuk ishin të janë pajisur as me Dëshmi aftësie Profesionale për profilin "AUTOMAKINIST".

F.I
Betonieria ra nga rrethotullimi i Saukut, Drejtoria e Transporteve: 2
pamje nga aksidenti

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut pasditen e 22 korrikut, ku humbën jetën dy shtetas egjiptianë. Dy punonjësit egjiptianë,njëri prej të cilëve shofer dhe tjetri pasagjer, të cilët mbetën të vdekur,  rezulton se nuk ishin te pajisur me leje drejtimi.

Në deklaratën publike nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor thuhet se dy viktimat e aksidentit nuk ishin të janë pajisur as me Dëshmi aftësie Profesionale për profilin "AUTOMAKINIST". Po ashtu sqarohet se punonjësit egjiptianë nuk kishin paraqitur dokument për njohjen e aftësive për autobetoniere.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 korrik në orën 16:20 teksa kamioni i cili po lëvizte në Unazën Lindore të Tiranës u përfshi në aksident. Sipas pamjeve të publikuara, mjeti i tonazhit të rëndë shihet teksa hyn në rrethrrotullim me shpejtësi të lartë, duke përpasur fillimisht një makinë me drejtues një 28-vjeçar dhe më pas, çan barrierat metalike dhe përfundon poshtë mbikalimit. 

Ndërkohë Roland Nuri 28-vjeçari që u plagos pasi mjeti i tij u përplas nga kamioni ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve 28-vjeçari mori lëndime të lehta ndonëse mjeti i tij u shkatërrua plotësisht.

Mëgjithatë, për të përcaktuar qartë shkakun e aksidentit grupi hetimor do të analizojë  rezultatet e ekspertizës mjekoligjore të viktimave dhe ekspertimin teknik të mjetit që ra nga lartësia./ZËRI

Poll

MOS HUMB