Aktualitet

Tronditëse në Roskovec/ Burri vret me armë gjahu ish-vjehrrin, plagos ish-vjehrrën, merr peng edhe ish-gruan e tij

Ai është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, duke marrë me vete edhe ish-bashkëshorten e tij.

F.I
Tronditëse në Roskovec/ Burri vret me armë gjahu ish-vjehrrin,
FOTO ILUSTRUESE

FIER-Një krim i rëndë në familje është regjistruar në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku një burrë ka vrarë ish-vjehrrin e tij, ka plagosur ish-vjehrrën dhe më pas ka marrë peng ish-gruan. Policia njofton se 35-vjeçari fillimisht ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën 55 vjeç. Kjo e fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, duke marrë me vete edhe ish-bashkëshorten e tij. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe është vënë në ndjekje për kapjen e autorit. Ndërkohë ende nuk dihet motivi i ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB