Aktualitet

U arrestua teksa raportonte protestën para Kuvendit, gazetarja Vjolanda Peca lirohet pas dy orësh në komisariat

Ngjarja ka nxitur reagime të forta, duke u cilësuar si një shkelje e rëndë e lirisë së medias dhe e së drejtës së gazetarëve për të ushtruar profesionin.

zh.ll
U arrestua teksa raportonte protestën para Kuvendit, gazetarja Vjolanda
foto ilustrim: pamje nga protesta-gazetarja vjolanda peca

TIRANË- Gazetarja e Citizien.al, Vjolanda Peca, është liruar nga ambientet e Komisariatit nr. 1, pasi u shoqërua dhe u mbajt për më shumë se dy orë, ndërsa raportonte protestën e zhvilluar para Kuvendit. Peca u shoqërua nga efektivët e Policisë së Shtetit teksa ishte në krye të detyrës, duke mbuluar zhvillimet e protestës, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike arsyet e shoqërimit të saj.

Ngjarja ka nxitur reagime të forta, duke u cilësuar si një shkelje e rëndë e lirisë së medias dhe e së drejtës së gazetarëve për të ushtruar profesionin.

Përmes një reagimi publik, Citizens.al bëri me dije lajmin për shoqërimin e gazetares, duke theksuar se ajo po ushtronte detyrën e saj në momentin kur u ndalua nga policia. Media dënoi veprimin e autoriteteve, duke e cilësuar si një cenim të ushtrimit të lirë të profesionit të gazetarit.

Reagimi i Citizens.al:

Gazetarja e Citizens.al, Vjolanda Peca është shoqëruar në Komisariatin nr.1, ku po mbahet në kushte të privimit të lirisë.

Ajo ishte ishte duke ushtruar detyrën e saj në raportimin e protestës së zhvilluar sot para Kuvendit.

Gazetarët kanë detyrimin dhe të drejtën kushtetuese të raportojnë ngjarjet me interes publik, pa u penguar, intimiduar apo shoqëruar nga autoritetet për shkak të punës së tyre. Çdo ndërhyrje që cenon ushtrimin e lirë të profesionit përbën shqetësim serioz për lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Redaksia jonë e dënon këtë akt dhe u bën thirrje autoriteteve të garantojnë që gazetarët të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të lirë, të sigurt dhe pa presion, ndërsa mbetemi të angazhuar në mbrojtje të lirisë së medias dhe të drejtës për informim.

Poll

MOS HUMB