Aktualitet

Aksidenti me një të plagosur në bregdetin e Vlorës, Policia: 17-vjeçari rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit (EMRI-VIDEO)

Sipas njoftimit të policisë, 17-vjeçari ndodhej pasagjer në mjetin lundrues, i cili drejtohej nga një 32-vjeçar.

M.K.
Aksidenti me një të plagosur në bregdetin e Vlorës, Policia:
FOTO NGA VENDI I NGJARJES

VLORË- Pasditen e kësaj të enjteje, një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti me mjet lundrues në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Santiago Çerçizi.

Sipas njoftimit të policisë, 17-vjeçari ndodhej pasagjer në mjetin lundrues, i cili drejtohej nga një 32-vjeçar. Gjatë lundrimit nga Gadishulli i Karaburunit drejt molit në Vlorë, dyshohet se i riu ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit.

Si pasojë e goditjes, ai ka pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, një mjet lundrues, me drejtues shtetasin E. I., 32 vjeç, ka qenë duke lundruar nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë.

Gjatë lundrimit, njëri prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit lundrues, si pasojë e së cilës ka pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB