Aktualitet

Shuhet pas 5 orësh zjarri në Shelegar dhe Bregas të Finiqit, digjen disa hektarë tokë

Në operacionin për shuarjen e flakëve morën pjesë 10 mjete zjarrfikëse nga Finiqi, Saranda, Delvina, Himara dhe Konispoli, si dhe 32 forca zjarrfikëse.

M.K.
Shuhet pas 5 orësh zjarri në Shelegar dhe Bregas të Finiqit,
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË-FINIQ - Pas 5 orësh ndërhyrjesh, është bërë e mundur shuarja e zjarrit që përfshiu zonat e Bregasit në bashkinë Finiq dhe Shelegarit në bashkinë Sarandë. Zjarri, i cili nisi në mesditë, mobilizoi forcat zjarrfikëse nga disa bashki. Në operacionin për shuarjen e flakëve morën pjesë 10 mjete zjarrfikëse nga Finiqi, Saranda, Delvina, Himara dhe Konispoli, si dhe 32 forca zjarrfikëse.

Në ndihmë të operacionit u angazhua edhe një helikopter, 15 forca policie dhe tre mjete të Policisë.

Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre, kullota dhe sipërfaqe me ullishte. Sipas të dhënave paraprake, rreth 1 hektar tokë u dogj në Bregas të Finiqit, ndërsa rreth 2 hektarë në fshatin Shelegar të Sarandës. Flakët kanë shkaktuar dëme edhe në ullinj të rinj dhe të vjetër. Ndërkohë, dyshohet se shkak i zjarrit në Bregas mund të ketë qenë një defekt në kabinën elektrike.

Autoritetet vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB