TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest në burg", duke e lënë atë në qeli.
Beqaj kishte kërkuar një masë më të butë sigurie, duke propozuar edhe vendosjen e një garancie pasurore prej 2 milionë lekësh, ose një shume tjetër që gjykata do ta vlerësonte të përshtatshme.
Pas shqyrtimit të ankimit, Apeli i GJKKO vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke konfirmuar masën aktuale të sigurisë.
Vendimi: “Lënien në fuqi të vendimit nr. 362, datë 25.05.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”
Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI