TIRANË- Teksa tensionet vijojnë para dyerve të Kuvendit mes protestuesve dhe policisë, bëhet me dije se deri më tani 5 persona janë shoqëruar në komisariat. Sipas informacioneve paraprake, protestuesit janë shoqëruar drejt Komisariatit nr. 1 në Tiranë.
Ndërsa nga përplasjet, 7 efektivë të Policisë kanë mbetur të lënduar pasi janë qëlluar me sende të forta nga protestuesit. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë edhe një protestues është lënduar nga një gur në kokë.
Disa nga efektivët e dëmtuar janë :
Qazim Haxhaj, punonjës i Komisariatit Nr. 3, i cili ka pësuar dëmtim në kokë.
Zaudin Torba, punonjës i Komisariatit Nr. 3, i cili ka pësuar dëmtim në këmbë.
Baki Kullolli, SPZ i Komisariatit Nr. 3, i cili ka pësuar dëmtim në kokë.
Arjan Cali, Shef i Njësisë “Shqiponja” Durrës, i cili ka pësuar dëmtim në kokë
Kreshnik Aliaj, punonjës i Njësisë “Shqiponja” Tiranë, i cili ka pësuar dëmtim në dorë.
Paralelisht, mbahet seanca e fundit plenare dhe protesta e qytetarëve jashtë dyerve të Kuvendit. Në terren vijojnë të jenë forca të shumta policie dhe efektivë të FNSH-së./ZËRI