Aktualitet

Betonieres nuk i mbajtën frenat, apo...? Pista kryesore e hetimit për aksidentin me 2 viktima te rrethotullimi i Saukut

Sipas burimeve, dy shtetasit egjiptianë kishin mbërritur në Shqipëri rreth një muaj më parë, me vizë pune dhe leje qëndrimi njëvjeçare.

zh.ll
Betonieres nuk i mbajtën frenat, apo...? Pista kryesore e hetimit për
pamje nga aksidenti

TIRANË- Dy pista po hetohen nga policia për aksidentin tragjik të ndodhur në Sauk, ku humbën jetën dy shtetas egjiptianë. Dyshimet e para lidhen me një defekt të mundshëm në sistemin e frenimit të mjetit ose një problem shëndetësor të drejtuesit të kamionit.

Sipas hetimeve paraprake, grupi hetimor po verifikon nëse aksidenti ka ardhur si pasojë e një dështimi të sistemit të frenimit, që mund ta ketë bërë mjetin të humbasë kontrollin, apo nëse drejtuesi ka pësuar një problem shëndetësor gjatë drejtimit.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën Mohamed Lotf, 30-vjeç, dhe Mohamed Ali, 44-vjeç. Sipas burimeve, dy shtetasit egjiptianë kishin mbërritur në Shqipëri rreth një muaj më parë, me vizë pune dhe leje qëndrimi njëvjeçare. Nga verifikimet rezulton se të dy ishin të pajisur me leje drejtimi për kamionë dhe punonin si pompistë pranë kompanisë “Alba Beton”.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në orën 16:20 kamioni po lëvizte në Unazën Lindore të Tiranës, nga Farka në drejtim të Tegut, kur u përfshi në aksident. Sipas pamjeve të publikuara, mjeti i tonazhit të rëndë shihet teksa hyn në rrethrrotullim me shpejtësi të lartë, duke përpasur fillimisht një makinë me drejtues një 28-vjeçar dhe më pas, çan barrierat metalike dhe përfundon poshtë mbikalimit. 

Ndërkohë Roland Nuri 28-vjeçari që u plagos pasi mjeti i tij u përplas nga kamioni ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve 28-vjeçari mori lëndime të lehta ndonëse mjeti i tij u shkatërrua plotësisht.

Mëgjithatë, për të përcaktuar qartë shkakun e aksidentit grupi hetimor do të analizojë  rezultatet e ekspertizës mjekoligjore të viktimave dhe ekspertimin teknik të mjetit që ra nga lartësia./ZËRI

Poll

MOS HUMB