
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku 40-vjeçari Admir Beqiri goditi për vdekje me shishe qelqi në kokë 62-vjeçarin Gëzim Bizioni. Mësohet se viktima i kishte kërkuar autorit të ulte zërin e muzikes sepse ishte në zi, pasi një muaj më parë, vajza e 62-vjeçarit kishte ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.
Por 40-vjeçari që strehohej në shtëpinë e tij nuk e dëgjoi. Për shkak të konfliktit që ka nisur në çast, 40-vjeçari e ka goditur për vdekje me shishe qelqi në kokë. Kjo nuk është hera e parë që kanë nisur debate mes tyre, sepse të dehurat e përnatshme kishin nisur ta shqetësonin Bizionin dhe shumë herë 62-vjeçari i kishte kërkuar të largohej nga banesa e tij. Gjithashtu mësohet se në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe bashkëjetuesja, e Beqirit, por ajo është larguar. Sipas Policisë, 42-vjeçari gjithashtu ka dhunuar edhe bashkëjetuesen e tij.
“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Gjashtë, arrestoi shtetasin A. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën. Gjithashtu, shtetasi A. B. dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. K., banuese në fshatin Gjashtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Dhuna në familje””, njofton policia.
62-vjeçari Gëzim Bizioni mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në Sarandë. Mësohet se ai është përleshur në oborrin e banesës së tij me autorin e ngjarjes, Admir Beqiri 40 vjeç. Ky i fundit e ka goditur me shishe në kokë dhe për pasojë Bizioni ka ndërruar jetë në vendngjarje. Beqiri është vënë në pranga menjëherë nga Policia e Sarandës. Në momentin e krimit, ai ishte në gjendje të dehur, ku mësohet se të dehurat e tij të përnatshme kanë shkaktuar dhe konflike të mëparshme mes tyre. 40-vjeçari ishte strehuar në shtëpinë e 62-vjeçarit prej një viti. /ZËRI