Aktualitet

Dosja 'Partizani', Berisha dhe Malltezi dorëzojnë prapësimet në SPAK: Pasuritë i kemi të ligjshme

Të shtunën, avokatët e Malltezit kanë përgatitur 250 faqe ku argumentojnë se nuk ka pasur nga ana tyre nuk ka pasur asnjë vepër penale.

k.m.
Dosja 'Partizani', Berisha dhe Malltezi dorëzojnë
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi kanë kundërshtuar aktet e SPAK lidhur me pasurinë e tyre. Të shtunën, avokatët e Malltezit kanë përgatitur 250 faqe ku argumentojnë se nuk ka pasur nga ana tyre nuk ka pasur asnjë vepër penale. Sipas mbrojtjes, të gjitha burimet e pasurisë së tyre janë të ligjshme.

Kundërshtime ka pasur edhe nga ana e biznesmenit Fatmir Bektashit, ku në një material prej 15 faqesh kundërshton hetimin e SPAK. Edhe financierja Andia Pustina dhe biznesmeni tjetër, i pesti nga të akuzuarit zyrtarë, Xhimi Begeja kanë bërë gjithashtu kundërshtimet e tyre. Tani që për secilin prej tyre, SPAK ka ngritur akuzën zyrtre, pritet që dosja "Partizani" të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Po ashtu, pritet që përmes shortit të caktohet edhe gjyqtari i çështjes.

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në dosjen e SPAK thuhej se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. E gjitha është bërë në bashkëpunim me biznesmenin Fatmir Bektashi, që është vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për pastrim parash.

Berisha dhe Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, që prej tetorit të vitit të kaluar. Fillimisht për Berishën u dha masa e sigurimit detyrim paraqitje, por pas refuzimit të tij për t’u paraqitur para policisë gjyqësore, GJKKO vendosi ashpërsimin e masës në arrest shtëpie, në muajin dhjetor. Ndërsa, ndryshe nga Berisha, për dhëndrin e tij u zbut masa e sigurisë, nga "arrest me burg", edhe Malltezi u la që të priste mbylljen e hetimeve në banesën e tij. 

Treshes që akuzuar që në nisje të hetimeve, më 25 shtator iu bashkuan edhe Andja Pustina dhe Xhimi Begeja. Ky i fundit, një nga trashëgimtarët e tokës ku është ndërtuar kompleksi i pallateve, akuzohet për “pastrim parash”. Për të njëjtën vepër penale do të përgjigjet edhe pustina. Ajo ishte e besuara në biznesin “Home Plan”, e krijuar me një marrëveshje verbale mes Bektashit, Malltezit dhe Begeajt. Pustina përgatiste dokumentacionin, qoftë në aspektin juridik ashtu edhe financiare për kompaninë./ZËRI

Poll

MOS HUMB