ROSKOVEC-Personi në foto është Refit Buzi, 35-vjeçari i cili vrau këtë mëngjes me armë gjahu ish-vjehrrin Kosta Plakun dhe plagosi ish-vjehrrën Bejlere Plakun në banesën e tyre. Buzi pas ngjarjes së rëndë është larguar nga vendi i krimit me automjet, duke marrë me vete ish-të fejuarën dhe armën e gjahut.
Pas krimit të rëndë të afërmit e viktimës, kanë deklaruar se ish-dhëndri ka qenë në arrest shtëpie. Kushëriri i të ndjerit Kosta Plaka, shprehet se krimi ishte i paralajmësuar pasi familja e vajzës e kishe denoncuar 35-vjeçarin edhe më herët në Polici.
"Çifti ishin të dashuruar, por familjes sikur nuk i pëlqente muhabeti. Familjet nuk pranonin. Ai ka qenë në arrest shtëpie. Ish-dhëndri ka pasur problemet e tij. Ndihemi shumë keq. Gocën e ka marrë me vete. Familja e vajzës e kishte denoncuar edhe më parë”, u shpreh një nga kushërinjt e viktimës.