Aktualitet

Vrau Alfred Dedjan/ Gjykata e Tiranës lë në burg Julian Gjoshin: Do të kryhet akt ekspertimi psikiatrik

Gjykata vendosi që të kryhet një akt ekspertim psikiatrik për autorin për shkak të përdorimit të lëndës narkotike.

F.I
Vrau Alfred Dedjan/ Gjykata e Tiranës lë në burg Julian Gjoshin:
Alfred Dedja dhe Julian Gjoshi

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë masën arrest me burg për Julian Gjoshi, autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq. 27- vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim. Gjykata vendosi që të kryhet një akt ekspertim psikiatrik për autorin për shkak të përdorimit të lëndës narkotike. Avokati i tij i tha gjykatës se varësia nga droga dhe përdorimi ka ndikuar në aftësinë e tij psikike. Ndërkohë kërkimet vijojnë për gjetjen e armës së krimit.

Kujtojmë se një ditë pas vrasjes, autori i krimit Julian Gjoshi u vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, në shoqërinë e familjes dhe avokatit të tij. Po ashtu, automjeti që u përdor nga autori është sekuestruar si pjesë e hetimeve. Pas vetëdorëzimit, Gjoshi tha se Dedja e ofendonte sa herë që takoheshin dhe se ai nuk e toleronte dot më këtë gjë. Takimin e fundit, 27-vjeçari ka rrëfyer se e kishin pasur 10 ditë para krimit, kur gjithashtu kishin debatuar dhe ishin ofenduar.

Juljan Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, vrau me 5 plumba shokun e tij Alfred Dedja në një restorant në Ndroq. Dedja gjeti menjëherë vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Nga ana tjetër, babai i autorit është shprehur se i biri kishte shfaqur shenja problemesh mendore që pasi u kthye nga Spanja rreth një muaj më parë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB