Aktualitet

Vrau Alfred Dedjan, vetëdorëzohet në polici Julian Gjoshi

Po ashtu, automjeti që u përdor nga autori është sekuestruar si pjesë e hetimeve.

I.F
Vrau Alfred Dedjan, vetëdorëzohet në polici Julian Gjoshi
Julian Gjoshi dhe Alfred Dedja

TIRANË- Një dite pas vrasjes së bujshme të Alfred Dedjas në një lokal në Ndroq në Tiranë, Julian Gjoshi është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, në shoqërinë e familjes dhe avokatit të tij. Po ashtu, automjeti që u përdor nga autori është sekuestruar si pjesë e hetimeve.

“Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.

Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak.

Për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për sigurimin dhe sekuestrimin e provave dhe kapjen e ndalimin e autorit, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Tiranë, kanë punuar me profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe strukturat e tjetra të Policisë së Shtetit.

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor”, njofton policia.

50-vjeçari Dedja ishte ulur në një lokal në zonën e Ndroqit, ku dhe banonte, në momentin që Julian Gjoshi u fut brenda. Dedja u ngrit që ta përqafonte, por Gjoshi e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur. Dyshja njiheshin prej vitesh. Dedja e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ka punuar si menaxher në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Julian Gjoshit, vend ku u mor peng dhe u vra Jani Prenga. Nuk dihet ende se çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që çoi në ekzekutimin e 50-vjeçarit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB