Aktualitet

Vrasja e studentes shqiptare! Gjendet thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin 23-vjeçari

Kontrolle do të kryhen edhe në makinën me të cilën 23-vjeçari dyshohet se ka transportuar trupin e vajzës nga Roma në zonën e pyllëzuar ku u gjet.

F.I
Vrasja e studentes shqiptare! Gjendet thika me të cilën dyshohet se ka
Ilaria Sula

ITALI-Një thikë, e cila dyshohet se është përdorur për të vrarë studenten shqiptare Ilaria Sula, dhe disa njolla gjaku janë gjetur nga policia mjeko-ligjore gjatë kontrollit të banesës së Mark Samson në Romë. Ndërkohë vetë 23-vjeçari deklaroi se e kishte hedhur thikën në një kazan plehrash. 

Oficerët kanë marrë disa prova të cilat do të analizohen. Ndërkohë, pritet që hetuesit të bëjnë edhe një kontroll tjetër në banesë. Kontrolle do të kryhen edhe në makinën me të cilën 23-vjeçari dyshohet se ka transportuar trupin e vajzës nga Roma në zonën e pyllëzuar ku u gjet. 

Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB