Aktualitet

Vrasja e Martin Canit/ Autori kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë lë në burg Mario Perlleshajn

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës kaloi dosjen në ngarkim të tij për gjykim

F.I
Vrasja e Martin Canit/ Autori kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë
Mario Pëlleshaj dhe Martin Cani

TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga autori i dyshuar për vrasjen e të riut Martin Cani, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Mario Përlleshaj, i cili ndodhet aktualisht në Institutin e të Miturve në Kavajë, kishte kërkuar një masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë u refuzua nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim – i mituri në konflikt me ligjin, kundër vendimit nr. 30-2024-9430/2949, datë 17.12.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”-thuhet në njoftim. 

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës kaloi dosjen në ngarkim të tij për gjykim teksa i refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar që në rast se shpallet fajtor do t’I ulte 1/3 e dënimit. Familjarët e Canit kërkuan jo vetëm drejtësi por edhe transparencë nga gjykata.

Si ndodhi krimi?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t'u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.

Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për "Snapchat". Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Pas ngjarjes, pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari u shoqërua në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB