Aktualitet

Vrasja e dyfishtë për një kafe! Gjendet makina e 21-vjeçarit të shpallur në kërkim, në mjet, gjurmë plumbi

Në lidhje me ngjarjen janë ndaluar katër persona.

F.I
Vrasja e dyfishtë për një kafe! Gjendet makina e
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Në Manëz është gjetur automjeti i 21 vjeçarit, Daniel Pepa të shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë dy djem të rinj, Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Klan raporton se automjeti u gjet i fshehur pranë banesës së tij, ndërsa brenda tij u konstatua një gjurmë plumbi. 

Daniel Pepa vrau Flori Paluçin, pasi ky i fundit qëlloi për vdekje me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Në lidhje me ngjarjen janë ndaluar katër persona.

Çfarë ndodhi në lokal

Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulën në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit. Kamerieri Alteo Pepa ishte ulur me Flori Paluçin, 33 vjeç, dhe i thotë dy të rinjve se nuk mund tu shërbente kafe, pasi ekspresi ishte i fikur. Përgjigjia e tij 'ndezi' sherrin mes të rinjëve, ku fillimisht filloi me ofendime dhe sharje. Në debat ndërhyri dhe Flori Paluçi, i cili i doli në mbrojtje kamarierit, duke thënë se nuk mund ta fyenin pasi kamerieri ishte ulur në tavolinë me të. Debati ka agravuar në përdorimin e armës, ku i pari që ka qëlluar ishte Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin./ZËRI

Poll

MOS HUMB