Aktualitet

Krim në familje! Burri vret gruan shqiptare në Kanada, 38-vjeçari ekzekutohet nga policia

Autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar.

F.I
Krim në familje! Burri vret gruan shqiptare në Kanada,
Savannah Kulla

KANADA-Një krim në familje është regjistruar në Kanada, ku një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38-vjeç. Mediat e huaja raportojnë se autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar.

Viktima është identifikuar nga familja e saj si 29-vjeçarja Savannah Kulla. Të afërmit kanë konfirmuar se Kulla ishte nënë e katër fëmijëve të vegjël: tre djemve dhe një vajze një vjeç. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë tragjedi./ZËRI

Poll

MOS HUMB