Aktualitet

Lejuan kultivimin e rrënjëve kanabis/ Pezullohen nga detyra 4 efektivë në Kavajë, mes tyre edhe shefi

Punonjësit e pezulluar mbanin pozicione të ndryshme, nga komisar te shef seksioni.

F.I
Lejuan kultivimin e rrënjëve kanabis/ Pezullohen nga detyra 4
FOTO ILUSTRUESE

KAVAJË-Katër punonjës policie janë pezulluar nga detyra në Kavajë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore raportoi se masa u mor pas një hetimi disa mujor, ku efektivët rezultuan se nuk kanë kryer kontrolle për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, dhe në zonën e tyre të mbulimit u gjetën të kultivuara 550 bimë narkotike. Punonjësit e pezulluar mbanin pozicione të ndryshme, nga komisar te shef seksioni.

Të pezulluarit janë komisari Afrim Meçe, njëkohësisht shef i seksionit të krimeve, nënkomisari Edlir Kazazi, inspektori Rosario Çollaku dhe nënkomisarit Saimir Kazazi.

Njoftimi: 

Kavajë - AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të policisë.

Komisar A. M., me detyrë Shef Seksioni për hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë pranë DVP Fier./ZËRI

Poll

MOS HUMB