
LEZHË-Kjo është makina tip “Rover” kapur nga kamerat e sigurisë gjatë atentatit mafioz të ndodhur me 17 prill në Pllanë të Lezhës ku mbeti i vrarë Gjovalin Prendi, babi i Sidorel Prendit alias Roan Brahimi. Makina është pa xhama të zinj, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se targat dhe mjeti janë të vjedhura. Makina u gjet e djegur të nesërmen e atentatit në Fushë Gjormë.
Mjeti rezulton i vjedhur në Peqin më 13 Mars të këtij viti. Dyshohet se kanë qenë 3 autorë, ku dy prej tyre, të maskuar, kanë dalë nga makina ndërsa njëri ka qëlluar me breshëri automatiku në distancë të afërt, duke e lënë të vdekur Gjovalin Prendin, i cili ndodhej në pjesën e verandës të lokalit të tij. Policia po vijon kërkimet, por ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me vrasjen.
Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi djali i viktimës, Roan Brahimi, i cili u vra në maj të vitit 2024 në Greqi, është i përfshirë në disa ngjarje kriminale./ZËRI