Aktualitet

Gjykata e Beratit shpall moskompetencën për çështjen e ish-drejtorit të AMP-së, çështja kalon në Tiranë

Gjykata e Beratit kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë së Beratit për pezullimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani

F.I
Gjykata e Beratit shpall moskompetencën për çështjen e
Florian Sulejmani

TIRANË-Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), i pezulluar Florian Sulejmani, është paraqitur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Berat, për verifikimin e masës së sigurimit personal “pezullim nga detyra”. Gjykata shpalli moskompetencë territoriale dhe ia kaloi çështjen Tiranës.

Gjykata e Beratit kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë së Beratit për pezullimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, pasi është nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me procedurën e ndjekur në transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore, që dyshohet se është kryer në kundërshtim me legjislacionin përkatës.

VENDIMI I GJYKATËS BERAT

Bazuar në nenet 228, 229, 242, 248 të Kodit të Procedurës Penale dhe neni 248 i Kodit Penal,

VENDOSI:

Vazhdimin e masës së sigurimit personal ndalues të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim Florian Sulejmani, i datëlindjes 20.12.1977, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat dhe Policia Gjyqësore Berat të zbatojë këtë vendim.
Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
Kundër këtij vendimi (i cili sipas nenit 248 i KPP do të depozitohet i arsyetuar brenda 48 orëve) lejohet të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, afat ky që fillon nga e nesërmja e ditës së njoftimit të këtij vendimi.
Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, në lidhje me çështjen penale me Nr. 179 Regj. Them, Dt.Regj.Them 17.04.2025.
Dërgimin e akteve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si gjykatë kompetente tokësore për gjykimin e kësaj çështjeje.
U shpall në Berat, datë 21.04.2025!

Poll

MOS HUMB