Aktualitet

Vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë, dëshmon i afërmi në GJKKO: Nuk dëgjova krisma, vetëm kur plumbi më hyri në shtëpi...

Në seancën e sotme ka dëshmuar Leonard Selimi, i afërmi i Çajup Selimit i vrarë në 1 qershor 2022 në Tepelenë.

zh.ll
Vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë, dëshmon i afërmi
artur tafani-Çajup Selimi

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar të mërkurën gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiu, të dyshuar për një seri veprash të rënda penale dhe vrasje me pagesë. Në seancën e sotme ka dëshmuar Leonard Selimi, i afërmi i Çajup Selimit i vrarë në 1 qershor 2022 në Tepelenë.

“E njihja si djalë punëtor dhe të qetë. Nuk dëgjova asnjë krismë, vetëm kur plumbi më hyri në shtëpi dola jashtë…”, kështu dëshmoi para gjykatës Leonard Selimi, duke rrëfyer momentet e mbrëmjes kur u vra Çajup Selimi në Tepelenë. Ai ka rrëfyer se në momentin e ngjarjes ndodhej brenda banesës me familjen, ndërsa njëri nga plumbat depërtoi në apartamentin e tij, duke rrezikuar jetën e bashkëshortes dhe vajzës.

Sipas tij, ai nuk kishte qenë në dijeni të probleme që Çajupi kishte pasur, përveç disa konflikteve në me banorë të tjerë të zonës ku banionin. 

“Çajup Selimin e njihja kur ishte gjallë. Jetonim në një pallat në Tepelenë. Kur ndodhi vrasja, unë kisha ditëlindjen dhe isha brenda në banesë. Ka qenë rreth orës 21.00 e mbrëmjes. Unë nuk pashë gjë kush qëlloi. Isha brenda në shtëpi kur ndodhi ngjarja, nuk dëgjova as zhurma. Nuk pashë asgjë. U qëllua me dy plumba, njëri plumb më hyri në shtëpi me rrezikoi vajzën dhe gruan. Nuk dëgjova krisma, dola jashtë kur më hyri plumbi në shtëpi bashkë me nusen. Unë pashë vetëm që atij i dilte gjak nga goja. Vetëm unë iu afrova, e kuptova që kishte vdekur. U mundova t’i jap ndihmën e parë, por ai nuk reagoi. Nuk kisha mundësi t’i beja gjë, ai nuk reagonte fare. Doli nusja e tij duke bërtitur, pastaj dolën të gjithë poshtë. Edhe ata nuk kishin dëgjuar gjë. E mora vesh pastaj nga televizori se pse kishte ndodhur. E njihja djalë punëtor, të qetë, punonte, e njihja për pozitiv. Çajupi shiste çimento, kishte magazinë. Takoheshim bashkë, në kafe nuk u ulëm kurrë sepse nuk pinte, por bisedonim. Derisa u vra nuk kam ditur gjë, mora vesh më vonë që ka pasur probleme. Kishte pasur sherr me ca çuna nga fshati, me të tjerë nuk di gjë. Si fytyra i njoh, me emra nuk i mbaj mend. Janë tre çuna kishin bërë sherr me të, pastaj erdhën te varrimi. Sherri u mbyll më pas mes tyre. Ahmet Abedinin e njoh. Ka një dyqan aty në krah të Çajupit. Drita Abedinin, gruan e Ahmetit e njoh. Nuk di të ketë pasur konflikt mes tyre”, tha në dëshminë e tij para gjykatës Leonard Selimi.

Çajup Selimi u vra në qershor të 2021 në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë në banesën e biznesmenit. Fillimisht pretendohej se Selimi është thirrur nga një person i pa identifikuar për të dalë poshtë shtëpisë së tij dhe në momentin që doli nga banesa, ku u prit nga një person në katin e dytë, i cili ka qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të tij. Por, i penduari i drejtësisë Artan Tafani, ka zbuluar dinamikën e vërtetë të vrasjes së biznesmenit "të miellit", ashtu siç 51-vjeçari njihej gjërësisht në Sarandë./ZËRI

Poll

MOS HUMB