Aktualitet

Vranë 5-vjeçarin teksa tentonin t’i eliminonin të atin, shpallen në kërkim 4 shqiptarët në Greqi

Ata janë identifikuar si Agron Tahiri, 48 vjeç nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me emrat Evagjelo Zafiropoulo, 28 vjeç dhe Dhimitrio Zafiropoulo, 25 vjeç, dhe kushëriri i tyre Nektario Petropoulo, 34 vjeç.

F.m
Vranë 5-vjeçarin teksa tentonin t’i eliminonin të atin,
Të shpallurit në kërkim

GREQI- Katër shqiptarë, anëtarë të komunitetit rom janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim për vrasjen e 5-vjeçarit, ngjarje e ndodhur në zonën e Markopoulou më 1 nëntor të këtij viti. Ata kishin si qëllim të vrisnin babain e fëmijës, por plumbat kapën të voglin.

Shqiptarët janë nga qyteti i Fierit. Ata janë identifikuar si Agron Tahiri, 48 vjeç nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me emrat Evagjelo Zafiropoulo, 28 vjeç dhe Dhimitrio Zafiropoulo, 25 vjeç, dhe kushëriri i tyre Nektario Petropoulo, 34 vjeç.

Ata po udhëtonin me mjetin e tyre dhe janë ndalur paralel me mjetin tip “Peugeot” ku udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre. Gruaja ishte gjithashtu edhe shtatzënë.

Dy persona zbritën nga makina dhe hapën zjarr në drejtim të mjetit duke lënë të vdekur fëmijën 5-vjeçar. Shënjestra sapo kishte dalë nga burgu.

Poll

MOS HUMB