TIRANË- Pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga detyra, Elvis Lila ka marrë kompetencat e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Lilës i janë deleguar kompetencat përkohësisht, delegim i cili do të mbarojë me emërimin e Drejtorit të ri të SHISH.
Vendimi vjen pasi ndaj Vlora Hysenit është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të një hetimi të SPAK. Hyseni ishte emëruar në krye të SHISH në prill 2023 dhe, deri përpara shkarkimit, drejtonte institucionin.
Vendimi vjen pasi ndaj Vlora Hysenit është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të një hetimi të SPAK. Ajo akuzohet për“Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Pas njoftimit të masës, kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra, ndërsa Presidenti Barjam Begaj e dekretoi më pas vendimin.
Tashmë, Hyseni u është dorëzuar autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore, pasi u ndalua mbrëmjen e djeshme në Morinë të Kukësit.
Vlora Hyseni ishte emëruar në krye të SHISH në prill 2023 dhe, deri përpara shkarkimit, drejtonte institucionin. Hyseni kishte punuar për disa vite në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Fillimisht, ajo kishte mbajtur postin e drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe më pas, nga viti 2019, atë të zëvendësdrejtoreshës. Por, më 30 qershor të vitit 2021, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkarkuan Vlora Hysenin nga detyra e zëvendësdrejtores.
Sot, pas më shumë se tre vitesh në krye të SHISH, Vlora Hyseni do duhet të përballet me akuzat e Prokurorisë së Posaçme për dosjen e “AKSHI”./ZËRI