Aktualitet

"Sa shumë gjëra na kanë bërë, Agasi ndodhej në arrati, Hyseni i shkruante: O shpirt do ia hedhim...

Bëhet fjalë për periudhën kur Agasi ndodhej në arrati, vetëm pak ditë para se të arrestohej.

zh.ll
"Sa shumë gjëra na kanë bërë, Agasi ndodhej
hyseni-agasi

TIRANË- Një tjetër komunikim i zbardhur mes drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenit në hetim, Ergys Agasi, ngre pikëpyetje për natyrën e marrëdhënies së tyre. 

Në materialet e siguruara nga ZËRI, rezulton se në një mesazh të datës 22 gusht të këtij viti, teksa Agasi ndodhej në arrati, Hyseni i shkruante: “Sa sh gjëra na kanë bërë ne... Të gjitha shpirt... O shpirt, kjo është një situatë që do ia hedhim... Problemi është koha... Sa konsistencë kemi...”

Bëhet fjalë për periudhën kur Agasi ndodhej në arrati, vetëm pak ditë para se të arrestohej. Mesazhet mes tyre duket sikur i referohen situatën në të cilën ndodhej Agasi, ndërsa Hyseni nga ana e saj, i përgjigjet me një gjuhë mbështetëse ndaj tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB